Coronavirus

32 të shëruar nga COVID-19 ditën e sotme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shëruar edhe 32 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 2,095 raste, ndërsa rastet aktive janë 2,118 deri më tani.

Gjithashtu në njoftimin e IKShPK-së, thuhet se nga 401 mostra të marra nga ShSKUK, 207 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 duke e rritur në total numrin e të infektuarve në 4,307 raste.

Ndërsa rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.