Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

317 raste aktive me COVID-19 në gjithë Kosovën

Nga raporti i fundit i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës bëhet e ditur se 34 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalet dhe Klinikat në vend.

“Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Në klinikën Infektive janë duke marrë trajtim mjekësor dy pacientë, ndërsa në spitalin e Prizrenit po mjekohen tre pacientë si dhe një pacient është duke u trajtuar në spitalin regjional të Pejës.

Sa i përket pacientëve post-COVID, në raport thuhet se në përgjithësi trajtim mjekësor janë duke marrë 28 pacientë prej tyre 26 janë në klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy të tjerë në spitalet rajonale.

Aktualisht në Kosovë janë 317 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani COVID-19 në Kosovë ka prekur mbi 161 mijë qytetarë prej tyre mbi 2 mijë kanë vdekur.

SARS-CoV-2 në nivel vendi është shfaqur për herë të parë më 13 mars 2020.

Në nivel global, mbi 284 milion njerëz janë infektuar me Coronavirus, derisa mbi 5 milionë njerëz kanë vdekur.