Komisioni për Buxhet dhe Financa - shqyrtimi i raportit të punës tetor-dhjetor 2021

3,151,934 euro ka shpenzuar RTK në tremujorin tetor-dhjetor 2021

Komisioni për Buxhet po e shqyrton raportin e punës se Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021

Besnik Boletini kryetar i bordit të RTK-së tha se gjithësej shpenzime në këtë periudhë kohore kanë qenë 3 milionë e 151 mijë e 934 euro.

Armend Muja kryetar i Komisionit për Buxhet ka kërkuar të dijë se cila është shkalla e përgjithshme apo vlerat e borxhit të përgjithshëm të RTK-së për vitin 2021.

 

Halil Bajrami zyrtar në Departamentin e Financave – RTK, tha se detyrimet afatshkurtra janë 147 mijë 809, ndërsa detyrimet afatgjata mbi 1 milion 611 mijë. Sipas tij 178 mijë e 825 euro është borxh ndaj produksionit të pavarur BIRN, i cili sipas tij ka pas dy produksione.

Bajrami ka përmendur disa nga borxhet tjera që RTK-ja i ka.  “Shfrytëzimi i sinjalit satelitor. Më herët është shfrytëzuar sinjali për RTK-në deri në 2017 dhe ka mbet borxhi prej 182 mijë e 650. HBS, 81 mijë e 610 euro. Edhe ky është një borxh i vjetër në emër të kampionatit botëror për shpenzime teknike të vitit 2018. Ka mbet si borxh i mbetur për shkak se nuk ka pas mjete”, tha ai.

“KEDS rryma e papaguar minus 11 mijë euro për dhjetor 2021. Gjendja nga vitit 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, për Komisionin e Pavarur të Mediave për të cilët detyrimi është 122 mijë e 907 euro”, tha Bajrami, duke treguar se borxhi ndaj KPM-së nuk është paguar dhe se radio televizionit publik licencën nuk munden me ia ndal sepse është e rregulluar me ligj”, tha Bajrami.

Ai ka përmendur edhe borxhin ndaj emisionit pa rrotulla.

“Emisioni pa rrotulla 32 mijë euro dhe pajisjet minus 34 mijë euro. Ky është borxh i mbetur për shkak të mungesës së mjeteve nuk është paguar. PTK telefoni fikse 36 mijë euro nga viti 2019. Kemi qenë në negociata me postën që me bo një ri-programim të borxhit që në emër të borxhit të kompensohen me marketing, por marrëveshja nuk është përfunduar ende. PTK telefoni mobile minus 50 mijë euro. Bashkërisht rreth 90 mijë euro detyrime ndaj PTK-së. TV Diaspora 86 mijë euro. Ky borxh është i vjetër nga 2011 e ka fituar lëndën në gjykatë dhe kanë arritur marrëveshje m`u paguar borxhi me këste”, shtoi Bajrami.

Kryetari i komisionit ka drejtuar pyetje edhe për rastin e Kompanisë “Pastimi”, e cila ka qenë pronë e punëtorit të RTK-së dhe vlera e të cilës ka qenë 472 mijë euro.

“A ka përfundu procesi ndaj kompanisë Pastimi”, tha Muja.

Ushtruesi i detyrës i drejtorit te RTK-së Shkumbin Ahmetgjekaj tha se është përmbyll procesi gjyqësor në favor të RTK-së dhe është vendosur t`i kthehen mjetet RTK-së.

Besnik Boletini kryetar i bordit të RTK-së tha se RTK ka borxhe dhe si sipas tij Bordi e ka obligim që vlera e shpenzimeve të RTK-së mos t`i kalojnë të hyrat.

Ai tha se është e pa pranueshme të grumbullohet borxhi aq i madh. Sipas tij investime kapitale nuk janë bërë sepse janë pagu borxhe.

“Aktualisht kemi probleme të mëdha e pajisje sepse nuk është bërë asnjë investim kapital. E kemi marr raportin me gjitha detajet dhe po e analizojmë si m`u qas sepse nuk mund t`i lëmë gjithë këto borxhe”, tha ai.

Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së, kërkoi të dijë se sa është pagu borxh nga RTK-ja dhe se a duhet të paguhet nga buxheti i Kosovës apo nga pjesa e fitimeve.

Halil Bajrami, zyrtar i departamentit të financave tha se mesatarisht çdo vit nga 1 milion euro paguhen borxhe.

“Prej 4 milionë sa ka qenë borxhi, kemi mrri në 1 milion e 300 mijë”, shtoi ai.

Sipas Bajramit çdo vit gati 80 mijë euro i fshijnë borxhet sepse ndodh që mos t`i kërkojnë.

Lushtaku ka kërkuar të dijë se a ka pas raste të tilla që janë pagu gabimisht mjete siç ishte rasti i kompanisë “Pastimi” dhe nëse janë pagu gabimisht, a janë kthy ato mjete.

Bajrami tha se “Nuk e di që ka pas raste tjera mashtrim”.

Kryetari i Bordit Besnik Boletini shtoi se do të hapin shumë shpejtë konkurs publik që të aplikojnë të gjitha produksionet të cilat do të vlerësohen nga komisionet profesionale.

Boletini shtoi se sa i përket emisionit ‘Çka ka shpija’  ka qenë bashkëprodhim me RTK-në dhe nuk ka shkuar në mënyrë të rregullt si produksion i jashtëm.

 

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për Radio Televizionin Publik të Kosovës – LINK