314 pacientë me COVID-19 të shtrirë momentalisht nëpër spitalet e Kosovës

314 persona pozitiv me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme Regjionale.

177 persona janë duke u trajtuar vetëm në Klinikat e QKUK-së.

Ndërsa në 24 orët e fundit katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Drejtori i IKSPK, Naser Ramadani përmes një konference për media ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit katër qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa 119 janë infektuar.

Gjithashtu Ramadani ka bërë të ditu shifrat e përgjithshme të të prekurve: Të infektuar 5237 persona, të Shëruar: 2462 ndërsa të vdekur 112

Komuan e Prishtinës, Drenasit dhe Gjakovës janë tri komunat më të prekura nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Drejtori I IKSPK, Naser Ramadani përmes një konference për media ka bërë të ditur rezultatet e fundit, ku janë infektuar 119 persona.

“Në Prishtinë 63 raste, Gjakovë 12 raste , Drenas 6 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Pejë 5 raste, Podujevë 5 raste, Skenderaj 3 raste Ferizaj 2 raste, Decan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kacanik 2 raste, Lipjan 2 raste , Vushtrri 2 raste, Obliqi 2 rast, 1 rast në Kamenicë, kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec”, bëri të ditur Ramadani.

Në 24 orët e fundit janë infektuar 119 persona, 4 kanë vdekur dhe 92 qtetarë janë shëruar.