313 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

313 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës.

Nga këto raste, 8 raste janë në respiratorë ndërsa 287 po trajtohen me oksigjeno-terapi.

24 pacientë me COVID-19  po trajtohen me metodën CPAP.

Numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar aktualisht e ka Klinika Infektive, në të cilën janë të shtrirë 54 pacientë.

Në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 38 pacientë të infektuar ndërsa 14 pacientë në Klinikën e Mjekësisë Sportive.

Vetëm dy pacientë me COVID-19po trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.

Nga personat e hospitalizuar 27 janë shëruar, kurse aktualisht janë të shtrirë edhe 18 persona të cilët nuk e dinë nëse janë të infektuar.

Në Spitalet Rajonale, më së shumti pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, gjithsej 61 pacientë.

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 23 pacientë, e në Spitalin e Pejës po trajtohen 34 pacientë.

19 pacientë të infektuar po trajtohen në Spitalin e Ferizajit, kurse 44 në atë të Gjilanit.

24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Vushtrrisë, i cili është i dedikuar vetëm për personat e infektuar me COVID.