31 të vdekur, mbi 800 raste të reja me Covid-19

Instituti i Shëndetit Publik sot ka njoftuar se në 24 orët e fudit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 31 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 824 raste të reja. Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar edhe 682 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 688,876 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 146,733 persona. Nga personat e infektuar, 122,121 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë vdekur 4.419 të tjerë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 20,193, raporton TV21. 21Media