31 të shëruar sot nga COVID-19, numri shkon në 232

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë testeve të ditës së sotme, janë shëruar edhe 31 pacientë nga virusi COVID-19, duke e rritur numrin e të shëruarve në 232 raste.

Sipas këtij njoftimi të IKSHPK-së, të shëruarit llogariten bazuar në rekomandimet e OBSH-së, ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Ndërsa pozitiv me virusin COVID-19, nga 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, 10 prej tyre kanë dalë pozitiv, duke e rritur numrin e të infektuarve me coronavirus në Kosovë në 790.

Kurse 22 persona kanë vdekur nga ky virus.

 

10 raste të reja me coronavirus në Kosovë dhe 31 të shëruar