COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar 31 raste të reja të infektimit me SARs-CoV-2 nga 2 mijë e 332 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se 150 qytetarë janë shënuar nga infeksioni COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 924 raste aktive me COVID-19, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive 194 të tillë.

Nga 13 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në nivel vendi janë infektuar 160 mijë e 464 qytetarë prej tyre 2 mijë e 973 kanë vdekur ndërsa 156 mijë e 448 janë shëruar.

Ndërsa s ai përket imunizimit, brenda 24 orëve janë vaksinuar 7 mijë e 154 qytetarë.

Nga 29 marsi kur edhe filloi procesi i imunizimit në Kosovë e deri më tani janë administruar 1 milion e 483 mijë e 260 vaksina. Ndërsa të vaksinuar komplet, apo me dy doza të vaksinës, deri më tani janë 654 mijë e 325 qytetarë.