PZAP - Foto: PZAP/Video

31 ankesa në PZAP pas shpalljes së rezultateve nga KQZ

31 ankesa janë paraqitur deri më tani pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, Mul Desku, nga ky institucion.

“Nga koha e shpalljes së rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 31 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë te subjekteve politike. Numri i apeleve deri në ora 11:00 do të ndryshon”, tha Desku.

Ai ka treguar edhe natyrën e ankesave që janë dorëzuar në PZAP.

“Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak te mos përputhjes se rezultateve. Parregullsi në plotësimin e FPR-së, Gabime në FPR, Parregullsi gjatë numërimit të votave me kusht, Mungesa e votave, bartja e votave në një kandidat tjetër, etj”, tha Mul Desku nga PZAP.

Afati për paraqitjen e arnesave kundër rezultateve përfundimtare të KQZ  është 24 ore nga momenti i shpalljes së tyre, ndërsa PZAP-i duhet te marre vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.