Ilustrim

303 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

303 persona pozitivë me COVID-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme Regjionale.

173 persona janë duke u trajtuar vetëm në Klinikat e QKUK-së, Klinika Infektive po trajton 106 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 41 pacientë, Klinika e Mjekësisë Sportive 23 pacientë dhe Klinika Neurologjike 3 pacient.

Sipas njoftimit, 67 persona të hospitalizuar në këto klinika janë duke pritur rezultatet e COVID-19.

24 pacientë të konfirmuar pozitivë po trajtohen në Spitalin Regjional të Prizrenit, 18 në Spitalin e Gjakovës, 62 në Spitalin e Pejës, 6 në Spitalin e Ferizajt, 18 në Spitalin e Gjilanit, 2 pacientë në Spitalin e Vushtrrisë, I cili është I dedikuar vetëm për pacientët me këtë infeksion.

Nga rezultatet 24 orëshe, 14 pacientë janë në gjendje kritike ndërsa me oksigjeno-terapi po trajtohen 298 pacientë.