301 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 301 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet e përgjithshme pasi që janë infektuar me COVID-19.

Sipas njofitmit të SHSKUK-së, në bazë të raportit të sotëm, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 190 pacientë kurse në shtatë spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

Tutje në njoftim thuhet se 123 prej pacientëve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftimin e SHKSKUK-së.

Pas pak orëve, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pritet të mbajë konferencë për media për të prezantuar masat e reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në vendin tonë.