300 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar të dhënat në lidhje me personat e infektuar me COVID-19 që janë duke u trajtuar në spitalet dhe klinikat e Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, 509 pacientë në total janë duke u trajtuar nëpër spitale. Prej tyre 300 janë të infektuar me COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 101 raste me COVID-19, në Klinikën e Pulmologjisë 38 raste dhe në Mjekësinë Sportive gjithsej 24 raste.

Ndërsa në 6 spitalet e tjera rajonale të Kosovës, në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj janë të shtrirë në total 137 persona të konfirmuar me COVID-19.

Më së shumti persona të shtrirë me COVID-19 ka në Spitalin e Pejës, gjithsej 61. Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 34 pacientë me COVID-19, në Spitalin e Gjakovës dhe Gjilanit janë të shtrirë nga 18 pacientë, në Spitalin e Ferizajt 4 të tillë ndërsa në atë të Vushtrrisë vetëm 2 pacientë.