300 mijë euro vlera e urave të dëmtuara nga vërshimet në Obiliq

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat preken shumicën e qyteteve të vendit, pas vete lanë dëme të cilat ende nuk po mund të rregullohen.

Një ndër komunat e prekura nga vërshimet është Komuna e Obiliqit, përkatësisht fshtati Graboc i këtij qyteti.

Të dy urat të cilat kalojnë nëpër fshat janë dëmtuar si shkak i sasisë së madhe të ujit, duke i bërë ato të pakalueshme, edhe sot.

Osman Kabashi, zyrtar për Planifikim dhe Zhvillim në Komunën e Obilqit ka thënë për KALLXO.com se urat janë të pakalueshmë nga veturat dhe se janë në përfundim të hartimit të një projekti detal për rregullimin e tyre.

Kabashi shtoi tutje për KALLXO.com se vlera për ndërtimin e tyre do të jetë rreth 300 mijë euro.

“Numri i urave të dëmtuara në komunën e Obiliqit është 2, të dyja gjenden në fsh.Graboc  njëra e ndërtuar nga KFORI, rreth viteve 2009/2010   dhe tjetra e ndërtuar nga banorët, kostoja financiare për ndërtimin e këtyre dy urave është rreth 300,000.00 euro​”, tha ai për KALLXO.com

Dëme pësuan edhe komunat si Vushtrria, Gjilani, Fushë Kosovë e Kamenica.

Vetëm në Kamenicë  u dëmtua 10 ura në vlerë prëj 1.8 milionë euro ndërsa Komuna e Vushtrrisë kishte shpallur gjendje emergjente si shkak i vërshimeve.

Reshjet e shiut dëmtuan 10 ura vetëm në Kamenicë, mbi 1.8 milionë euro dëme