Ferizaj - 17.03.2020

300 familjeve në Ferizaj u zgjatet dora e ndihmës nga bashkëqytetarët e tyre

 

Një grup i bizneseve në Ferizaj ka shprehur gatishmërinë e tyre për t’i ndihmuar 300 familje në nevojë në këtë komunë, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Sipas këtij njoftimi këtyre familjeve do u shpërndahen pako ushqimore e higjenike deri në fund të kësaj pandemie që tashmë ka kapluar shumë vende të botës.

Shpërndarja e këtyre pakove do të filloj nesër, dhe klasifikimi i këtyre familjeve është bazuar në të dhënat e familjeve në nevojë në Ferizaj, në krye të saj do të jetë kuvendari Lulzim Grainca, thuhet tutje në këtë njoftim.

Deri më tani në Kosovë janë 33 persona të prekur nga virusi Corona, njëri nga ta tashmë ka vdekur, ndërsa në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi qeveria ka vendosur që të parandaloj daljen e qytetarëve në parqe dhe vende publike, si dhe në shumë qytete është bërë dezinfektimi i hapësirave publike.