300 euro gjobë për burrin që rrahu gruan me shuplaka

300 euro gjobë është dënimi që burri me inicialet B.H i ka marrë për rrahjen e gruas së tij. Ky dënim me gjobë do të jetë zëvendësim për dënimin me katër muaj burg nga gjykata.

Gjykata në Ferizaj  ka vendosur sot në lidhje këtë rast ku sipas prokurorisë burri kishte ushtruar dhunë ndaj gruas pas mosmarrëveshjes për vajzën e tyre.

Rasti sipas prokurorisë kishte ndodhur në fund të gushtit të vitit 2019, ndërsa gruaja me inicialet E.R kishte marrë lëndime të lehta.

I akuzuari në seancë u shpreh i penduar për këtë vepër dhe tha se nuk do ta përsërit.

E gruaja e tij tha se nuk dëshiron që burri i saj të dënohet pasi që ata janë pajtuar dhe kanë një vajzë.

Ajo shtoi  se nuk kanë pasur asnjëherë problem që nga ajo ditë.

Gjykata më pas e shpalli fajtor dhe e dënoi me 4 muaj burgim i cilido t’i zëvendësohet me gjobë me pëlqimin e tij në vlerë prej 300 euro,

Me qka sipas prokurorisë ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së, K2.0, CEL apo QKSGJ.