30 vjet nga referendumi për pavarësi të Kosovës

Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në atë ditë, me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast është vërtetuar edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që ishin miratuar një vit më parë dhe janë pasuar me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës ishte shënuar në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës./21Media