Foto: Rtv21

30 të vdekur dhe 15 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

Të paktën 36 persona raportohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e dheut në një fshat në jug të Kinës që ndodhi të martën.

Mediat lokale raportojnë se 15 persona të tjerë janë zhdukur nga një balta që mbuloi më shumë se 20 shtëpi në krahinën e Guizhou.

Autoritetet kineze i thanë agjencisë së lajmeve “Xinhua” se 40 persona të tjerë ishin shpëtuar në qarkun Shuicheng, transmeton rtv21.tv.

Kjo rrëshqitje erdhi pas reshjeve të shiut që vazhdojnë të bien në Kinë.

Dy fëmijë dhe një nënë me një bebe thuhet se janë në mesin e viktimave, por detajet janë ende të paqarta./21Media