30 raste të reja pozitive me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1,159 testime për COVID-19, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, gjerësa asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i MSH ka bërë të ditur se tashmë numri total i rasteve aktive është 592, kurse sa i përket numrit të të shëruarëve gjatë 24 orëve të fundit janë 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,715 persona.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,821,818 doza të vaksinës. Deri më sot 820,271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99,961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është thënë në njoftimin e ministrisë lidhur me procesin e vaksinimit.