30 persona me COVID-19 vdiqën gjatë qeverisjes Kurti, 120 të tjerë në qeverisjen Hoti

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë më 13 mars, kanë vdekur 150 persona të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Ndonëse Albin Kurti, is-kryeministër i Kosovës dhe ish-ministri Arben Vitia u kritikuan nga opozita për menaxhimin e pandemisë, nga shifrat e raportuara të vdekjeve deri më 3 qershor dalin të jenë 30 persona.

Gjatë kohës sa e kishte në drejtim Qeverinë, Kurti, u morën një sërë vendimesh për parandalimin e COVID-19.

U krijua karantina  Qendrën e Studentëve e më pas pati edhe kufizim të lëvizjes e veprimtarive në disa faza.

Pikërisht në fazën e tretë, kur u liruan masat e marra nga Qeveria Kurti, Avdullah Hoti u emërua kryeministër me 3 qershor.

Që nga 3 qershori, në Kosovë, u raportuan 120 vdekje të personave të prekur me COVID-19. Aktualisht Qeveria Hoti ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjen në disa komuna dhe të obligojë qytetarët për përdorim të maskave. Edhe bizneseve të Gastronomisë u është kufizuar orari i punës nga 9 në mbrëmje deri në ora 5 në mëngjes.

Dalin rezultatet, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19