Lajm i Fundit, Coronavirus

30 pacientë të repartit të Dializës në Prizren sot presin rezultatet për COVID-19

 

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren sot ka dërguar për testim 32 mostra.

QRShP sot në Prizren ka marrë 32 mostra, nga të cilat 30 janë nga pacientët të repartit të Dializës në Spitalin Regjional të Prizrenit.

“Sot kemi mostruar për testim 32 raste, 30 nga të cilët pacientë. Sonte presim rezultatet”, thuhet në njoftimin e tyre.

Deri më tash, në Prizren kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 52 persona, nga të cilët dy kanë vdekur.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu ka thënë për KALLXO.com se nga këto 32 testime, 16 prej tyre janë nga Prizreni.

“16 persona janë nga Prizreni, 15 prej tyre pacientë të repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit dhe është edhe një ritestim”, tha Shehu.