Foto: REL

30 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 35 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së, prej tyre pesë janë të infektuar me COVID-19 ndërsa 30 të tjerë janë post-COVID-9.

Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar një pacient.

Sipas njoftimit, 29 pacientë post–COVID-19 janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me coronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar një pacient dhe dy në atë të Pejës.