Ilustrim

30 ditë paraburgim të dyshuarve për bixhoz

Gjykata e Prishtinës ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve për bixhoz.

Nëntë persona të dyshuar, me vendim të kësaj gjykate, do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim, ndërsa i dhjeti do të qëndrojë në masën e arrestit shtëpiak.

Ata u arrestuan nën dyshimet se kishin organizuar lojëra të fatit edhe pse të njëjtat janë ndaluar me ligj.

Përpos organizimit të lojërave të fatit F. S., S. F. dhe F. H., dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit dhe e arrestit shtëpiak janë masa adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, thuhet në komunikatë.

Sipas Gjykatës, nëse të dyshuarit gjenden në liri mund të ndikojnë në dëshmitarë, në fshehje të provave, mund të arratisen dhe të pengojnë zhvillimin e hetimeve.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.