Prapa grilave - Ilustrim

30 ditë paraburgim të dyshuarit për dhunimin seksual të së miturës në Skenderaj

Gjykata e Mitrovicës i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës në Skenderaj.

“Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni për KALLXO.com.

Seanca për caktimin e paraburgimit është mbajtur ditën e djeshme.

Fillimisht rasti në Policinë e Skenderajt ishte paraqitur si bashkëjetesë jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeçare.

Por pas ekzaminimit të viktimës nga gjinekologu, Prokuroria e Mitrovicës veprën penale nga bashkësi jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjeçare, e kualifikoi si dhunim.

Prokuroria e Mitrovicës fillimisht ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë ndërsa dje u fuqizuar kërkesa për caktimin e paraburgimit 30 ditor ndaj tij.