30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar të dyshuarit Sh.A. për vrasjen V.F. që ka ndodhur dje në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.

Gjykata e Mitrovicës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë me ç’rast i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit i cili ishte arrestuar dje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë dje si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit.

Ndërsa sot Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake Gjykata e Mitrovicës, ka aprovuar kërkesën dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji. ​