30 ditë paraburgim për të arrestuarit në telekom

4 të arrestuarit gjatë ditës së djeshme T.M, A.O, K.M dhe D.C, do të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim.

Këtë vendim e mori sot gjykata e Prishtinës, për shkak se të njëjtit po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata në Prishtinë nëpërmes komunikatës për media, ka njoftuar se është pranuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Përpos keqpërdorimit ka dyshime se janë kryer edhe veprat penale si përvetësimi në detyrë, falsifikimi i dokumenteve dhe mashtrimi.

Gjykata paraburgimin e arsyetoi me dyshimet se ata mund të ndikojnë në pengimin e zhvillimit të procedurës duke u arratisur, fshehur, të ndikojnë në dëshmitarë dhe fshehje të provave.

Dje gjatë ditës u arrestuan 4 persona nën dyshimet se kishin përvetësuar qindra-mijëra euro

Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se në ndërmarrjen publike, janë arrestuar një ish-drejtor i financave dhe një ish-drejtor i marketingut.

Arrestohen dy ish-drejtorë në Telekomin e Kosovës