Feronit Shabani

30 ditë paraburgim për reperin Fero

Gjykata e Gjilanit i ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim reperit gjilanas, Feronit Shabani i njohur si Fero.

Në njoftimin e saj, Gjykata ka sqaruar se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E.

Sipas njoftimit, i dëmtuari E.E ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë kur u sulmua nga repartisti Fero.

Fero, sipas njoftimit e ka goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.

Sipas gjykatës me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ditë me parë në Facebook filloi të qarkulloj një video në të cilën shihet reperi Fero duke ushtruar dhunë ndaj një pasagjeri të një veture në një rrugë të Gjilanit.

Arrestohet reperi Fero, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person