Foto-ilustrim

30 ditë paraburgim për 22-vjeçaren që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarës A.S., për plagosjen e Vali Corleones.

Gjykata ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin P. C., “në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës”.

22-vjeçarja akuzohet për veprën penale vrasje në tentativë, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

KALLXO.com dje ka raportuar se A.S., është arrestuar nën dyshimin se ka plagosur Vali Corleonen.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes si prova materiale janë konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë të së njëjtës armë.

Arrestohet një 22-vjeçare për plagosjen e Vali Corleones