Ndertesa e Gjykates Themelore ne Mitrovice - Foto: Atdhe Mulla

30 ditë arrest shtëpiak për të dyshuarin që sulmoi gazetarët në Mitrovicën e Veriut

Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar masën prej 1 muaj arrest shtëpiak të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarëve në Mitrovicën e Veriut më 23 mars të këtij viti.

I arrestuari dyshohet për sulm fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic më 23 mars të këtij viti. Ekipi i Gazetës Blic, ishte i përbërë nga gazetarët Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe kameramani Arsim Rexhepi.

“Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës Blic, të cilët kishin shkuar në veri të Mitrovicës për të bërë një kronikë rreth situatës me pandeminë e coronavirusit. Që nga dita e sulmit ndaj gazetarëve, i dyshuari ka qenë në arrati, dhe është arrestuar ditën e enjte me datën 02 prill”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore.

Ekipi i gazetës Blic kishte shkuar në Mitrovicë Veriore për realizimin e një storie për situatën e krijuar pas pandemisë së coronavirusit, kur ishin sulmuar nga dy qytetarë.

AGK dënon sulmin ndaj ekipit të Gazetës “Blic” në Mitrovicë të Veriut