COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

3 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 3 raste të vdekjes.

Deri më tani numri total i vdekjeve në Kosovë nga virusi corona ka arritur në 604.

Gjithashtu, është njoftuar se janë shënuar edhe 76 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur numrin e infektimeve nga COVID-19 në total në 14,839 raste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 165 pacientë, kurse numri total i të shëruarve është 11,949 , me 2,686 raste aktive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.