3 të vdekur në aksidentin në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka treguar se njësitet policore po merren me rastin.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani për KALLXO.com.