Coronavirus

3 të vdekur e mbi 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tri viktima janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID-19.

Sipas njoftimit nga 4,786 testime, 1853 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Ndërsa 840 persona janë shëruar brenda 24 orëve të fundit.

Kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 830.