Foto-ilustrim

3 të plagosur me armë zjarri në Mitrovicë

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.

Incidenti ka ndodhur dje, gjysmë ore pas mesnatës.

I dyshuari gjendet në arrati.

Sipas Policisë, tre personat e plagosur kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja  dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Rasti vazhdon të hetohet.