3 të arrestuar për falsifikim të parave, u gjenden mbi 4 mijë monedha 2-euroshe

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për veprën penale – falsifikim i parave.

Tre të rinjtë E.H. (i lindur më 2003), E.H. (2000) dhe L.U. (2003), janë arrestuar pas hetimeve disamujore nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës.

Si provë materiale janë konfiskuar 4,296 copë monedha metalike 2-euroshe (4296 X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti – falsifikim i parasë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.