Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

3 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tre raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Sipas Policisë dy raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë ndërsa një Gjakovë.

Në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj vëllaut të tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Për rastin tjetër, po në Prishtinë, forcat e rendit kane arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor dhe është strehuar tek familjarët e saj.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në Gjakovë, janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua të cilët sipas Policisë bashkëjetojnë.

Në raportin policor bëhet e ditur se e dyshuara është hospitalizuar në raportin e psikiatrisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.