Foto: Policia e Kosovës

3 raste me armë pa leje në Mitrovicë

3 raste me armëmbajtje pa leje janë regjistruar dje në rajonin e Mitrovicës.

Për këtë janë arrestuar 3 persona dhe janë nga lokacione të ndryshme.

Njëri rast është në Mitrovicë të Jugut, ku i janë gjetur gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe rasti tjetë është në Mitrovicë dhe për këtë rast është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri, e me pas policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka konfiskuar armën.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Gllogoc dhe tek ai janë gjetur dhe konfiskuar një revole me pesë fishekë kalibri 9mm.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.