3 mijë e 976 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 462 mostra për COVID-19 nga të cilat rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri i rasteve aktive në vend me COVID-19 është 3 mijë 976 ndërsa 10 mijë e 247 persona janë infektuar me virusin corona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu ka njoftuar se në vend gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 12 persona të cilit ishin të infektuar me coronavirus si dhe janë shëruar 142 pacientë.