3% e popullsisë rezidente në Maqedoninë e Veriut kanë shtetësi të dyfishtë

Rreth 3% e totalit të popullsisë rezidente në Maqedoninë e Veriut kanë shtetësi të dyfishtë.

Shumica prej tyre, rreth 37%, përveç asaj maqedonase, kanë edhe shtetësi bullgare, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës 20 deri në 34 vjeç dhe popullatë aktive nga 35 deri në 49 vjeç, sipas të dhënave nga regjistrimi i vitit 2021, të publikuara sot nga Enti Shtetëror për Statistikat.

Nga popullsia e përgjithshme rezidente, 1,778,725 persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, 53,201 janë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe të një shteti tjetër, 4,203 janë shtetas vetëm të një shteti tjetër dhe 584 persona nuk kanë shtetësi.

Është interesante se burrat kanë më shumë shtetësi të dyfishtë – 30,003, sesa gratë – 23,198.

Qytetarët e një vendi tjetër që jetojnë në vendin në Maqedoninë e Veriut janë më shumë gra – 2,824, sesa burra, 1,379.

Nga gjithsej 53,201 shtetas me shtetësi të dyfishtë, shumica 19,645, përveç asaj maqedonase, kanë shtetësi bullgare, pasuar nga 10,909 me shtetësi serbe, 3,819 me kroate, 2,393 me shtetësi kosovare dhe 2,164 me shtetësi shqiptare.

Sipas përkatësisë etnike, shumica e qytetarëve me dyshtetësi janë maqedonas – 58,8%, shqiptarë 16,04% dhe serbë – 10,7%./TV21