Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

2,993 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

2 mijë e 993 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të hënën në vend janë shënuar pesë vdekje, 85 raste të reja me coronavirus dhe janë shëruar 97 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14 mijë e 204 raste nga 54 mijë e 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.