29 testime për COVID-19 do të bëhen nesër në Ferizaj

29 persona nga Ferizaji do të testohen për coronavirus nesër. Këtë për KALLXO.com e konfirmoi Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri.

Këto testime do të bëhen nesër.

“Nesër do të bëhen 29 testime nga mostrat e marra nga data katër dhe pesë”, konfirmoi Zeqiri.

Dy ditë më parë në këtë komunë janë testuar 31 persona ku 11 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Spitali i Ferizaj nuk ka asnjë vend të lirë për pacientët të cilët kanë nevojë të trajtohen për coronavirus.

Zeqiri sonte e konfirmoi se Spitali Rajonal i Ferizajt përvec mbingarkimit ka edhe mungesë të stafit dhe aparaturës.

Ai tha se në rast së Ministria e Shëndetësisë i furnizone më aparaturë do të mund të teansferohen në objektin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Ferizaj, gjithashtu ai theksoi se edhe reparti i internos “do të hapë dyert” për pacientët me COVID-19.

Numri i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë.

3356 persona rezultojnë pozitiv me COVID-19 në nivel vendi, 1874 janë shëruar dhe 66 prej tyre kanë vdekur.