Foto: REL

29 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 38 pacientë janë duke u trajtuar në të gjitha spitalet dhe klinikat e Kosovës, 9 prej tyre janë të infektuar me COVID-19 ndërsa 29 të tjerë janë post-COVID.

“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka dy pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Sipas njoftimit, 25 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me coronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar një pacient, tre në atë të Pejës, në Spitalin e Gjakovës është një pacient si dhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë.