29 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 44 pacientë janë duke u trajtuar në klinika dhe spitale rajonale në vend, 15 prej tyre janë të konfirmuar me coronavirus ndërsa 29 pacientë të tjerë janë post-COVID.

“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas raportit, në klinikën infektive janë duke u trajtuar katër pacientë me SARS-CoV-2. Sa i përket spitaleve rajonale, shtatë pacientë, duke përfshirë edhe pacientët nga Shqipëria janë duke u trajtuar në spitalin regjional të Gjakovës, pesë pacientë janë në spitalin e Pejës, ndërsa dy pacientë të tjerë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt.

26 pacientë post-COVID janë duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa tre pacientë të tjerë janë duke u mjekuar në spitalet rajonale.

Aktualisht në nivel vendi janë 330 raste aktive me SARS-CoV-2.