Vaksina ruse kundër coronavirusit Sputnik -V - Foto: REL/Reuters

2,805 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve

Procesi imunizimit është duke vazhduar në nivel vendi. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin ditor të rasteve me coronavirus ka njoftuar po ashtu edhe për numrin e qytetarëve të vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.
Në njoftim thuhet se 2,805 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit, përderisa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka arritur në 83,725.

Në anën tjetër, ka filluar edhe dhënia e dozës së dytë të vaksinës “AstraZeneca” për personat në Kukës të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, përmes së cilës ka bërë të ditur se dje në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është vaksinuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sa i përket rasteve pozitive IKShPK ka njoftuar se një person ka vdekur me COVID-19 si dhe nga 4,014 testimeve pesë prej tyre kanë rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 ndërsa të shëruar janë shpallur 155 qytetarë. Aktualisht në Kosovë janë 923 raste aktive me COVID-19.