CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në nga 2,577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovës është 114.

Sipas njoftimit, sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,575.

Në 24 orët e fundit, sipas MSh-së janë dhënë 9,999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës. Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.