28 milionë persona të infektuar me COVID-19 në botë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi me i prekur në botë me Covid-19, si për nga infektimet ashtu edhe nga vdekjet,  përkatësisht me mbi 6.4 milionë dhe mbi 192 mijë viktima.

Më pas vjen Brazili, që në 24 orët e fundit regjistroi mbi 43 mijë infektime dhe 874 vdekje, bëri të ditur Ministria vendase e Shëndetësisë. Ndërsa në tërësi, vendi amerikano-latin numëron mbi 4.2 milionë raste infektimi dhe mbi 130 mijë vdekje.

Ndërkohë, India ka tejkaluar kuotën e 4.5 milionë të prekurve, me një rritje ditore prej më shumë se 96 mijë e 500 njësi. Ndërkohë, me mbi 1.200 raste të konstatuara në 24 orët e fundit, bilanci i vdekjeve ka shkuar mbi 76 mijë e 200 raste.

Në Evropë, Franca ka regjistruar mbi 9 mijë e 400 raste të reja në 24 orët e fundit, duke bërë që në nivel kombëtar kuota të rritet mbi 363 mijë. Ndërkohë, vdekjet e lidhura me koronavirusin kanë shkuar në thuajse 30 mijë e 900.

Më pas vjen Italia, ku pandemia po përkeqësohet, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë. Konkretisht, vendi fqinj ka regjistruar mbi 1.600 raste të reja në 24 orët e fundit, që e kanë çuar totalin mbi 284 mijë. /21Media