Kim: Mbështesim KQZ-në, të sigurohen zgjedhje të drejta e transparente

Pak minuta pas përfundimit të konferencës për shtyp të Komisionerit Shtetëror Zgjedhor Ilirjan Celibashi, vjen edhe reagimi i ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane ripërsërit se SHBA mbështet KQZ për një proces zgjedhor të lirë, demokratik e transparent.

Sapo pashë konferencën për shtyp të @ICelibashi. Shumë mirë të dëgjosh që është rënë dakord për fletët e votimit në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet e 25 prillit.

Ne mbështesim fortë KQZ-në në përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente“, shkruan Kim. oranews