270 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet e Kosovës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 7 spitalet e përgjithshme po trajtohen 270 pacientë me COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së,  janë të shtrirë 186 pacientë, prej tyre në Infektivë 107 raste, nga to 55 me oksigjenoterapi dhe 2 raste në mjekimin intensiv me gjendje të rënduar.

Në mjekësi sportive janë 15 pacientë, prej tyre 2 të intubuar, në Klinikën e Pulomologjisë 34 raste të konfirmuara me COVID-19, që të gjitha me oksigjenoterapi.

Sipas raportit 24 orësh të QKUK,  në Spitalin  e Prizrenit po trajtohen 22 raste të konfirmuara me COVID19, në Gjakovë janë duke u trajtuar 19 raste , në Pejë 29 raste, në Ferizaj 5 raste, në  Gjilan 5 raste, në Spitalin e Mitrovicës 3 raste dhe në Vushtrri 1 rast.