Ilustrim - Policia në aksion

27 të arrestuar për mosrespektim të vendimit të Qeverisë

 

27 persona janë arrestuar dje për mosrespektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Si pas njoftimit të Policisë, të dyshuarit ishin hasur gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, pa ndonjë arsye.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e ndodhura janë në Prishtinë, Kamenicë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë.