Ilustrim

27 të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave të policisë

Raporti ditor statistikor i policisë përmban numrin e veprave të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë që kanë ndodhur brenda 24 orëve si dhe numrin e personave që kanë kryer këto vepra, e po ashtu edhe rajonet ku ka ndodhur ngjarja.

Në Prishtinë rezulton të jetë numri më i madh i veprave të mosrespektimit të masave bazuar me qytetet e tjera.

Në Prishtinë gjatë 24 orëve kane ndodhur 6 raste ndërsa janë të përfshirë 9 persona.

Në Gjilan gjatë 24 orëve kanë ndodhur 2 raste ndërsa janë të përfshirë 5 persona.

Në Ferizaj nuk ka pasur asnjë rast brenda 24 orëve.

Në Prizren gjatë 24 orëve ka ndodhur 1 rast ndërsa janë të përfshirë 2 persona.

Në Pejë  gjatë 4 orëve ka ndodhur 3 rast ndërsa janë të përfshirë 3 persona

Në Gjakovë gjatë 24 orëve kanë ndodhur 3 raste ndërsa janë të përfshirë 3 persona.

Në Mitrovicën e Jugut gjatë 24 orëve kanë ndodhur 2 raste, ndërsa janë të përfshirë 4 persona.

Në Mitrovicën Veriore brenda 24 orëve kanë ndodhur 1 raste, ndërsa është i përfshirë 1 person.

Në total rezulton të jenë kryer 18 raste e te jene implikuar 27 persona.

Në raportin 24 orësh të publikuar sot nga Policia e Kosovës, rezulton që numri i rasteve të ketë rënë në krahasim me raportin e kaluar.

Numri i të arrestuarve brenda 24 orëve për mosrespektim të masave ndaj COVID-19