27 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

114 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19, prej tyre 27 janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit 24 orësh të Spitalit të Pejës, 103 pacientë janë në Oksigjenoterapi dhe 4 pacientë janë në CPAP.

Në anën tjetër, 6 pacientë te shëruar nga COVID-19.

Në javën e fundit Kosova po shënon rekorde të reja me raste pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëshit të fundit kanë vdekur katër persona me COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341.