Ilustrim

2,669 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur, se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 142 raste me COVID-19 dhe janë shëruar 101 pacientë.

Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve aktive është 2,669.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Instituti tutje ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,069 raste.